leoni

Idriz Vehapi

Vehapi uron Ditën e Çlirimit të Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi ka uruar qytetarët e Rahovecit për ditën e Çlirimit. “Data 14 qershor 1999 shënon për ne fillimin e një jete të re. Kjo datë shënon ditën e parë të lirisë në qytetin e Rahovecit!  Gjatë gjithë këtyre viteve, me punën tonë, u treguam këmbëngulës në kërkesën për të ardhme më të mirë, sepse më mirë se kushdo tjetër e dimë vlerën e lirisë, sepse duam një vend të fuqishëm për fëmijët tanë, sepse ne jemi gjeneratat që Kosovën e bëmë një vend të lirë dhe të pavarur, prandaj kemi përgjegjësinë edhe ta zhvillojmë atë! Nuk do të ndalemi së punuari! Ndërsa, paralelisht me rrugëtimin tonë dhe të brezave që do të vijnë, historia do të bartë nëpër kohë përjetësisht emrat edhe të gjithë atyre që zgjodhën t’ia falin jetën Atdheut”, thuhet në urimin e Vehapit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …