Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se qytetarët e kësaj komune i janë bashkuar protestës së organizuar nga OVL-UÇK, në mbështetje të luftës çlirimtare dhe në nderim të sakrificës së brezave për lirinë e Kosovës. Latifi ka thënë se nga Rahoveci është përcjellë mesazhi “Jo në emrin tim!” dhe kërkesa për liri për çlirimtarët. “Sot, Rahoveci iu bashkua protestës së OVL-UÇK-së, në mbrojtje të së vërtetës së luftës çlirimtare dhe në nderim të sakrificës së brezave që i dolën zot Kosovës”, ka shkruar ai. “Nga Rahoveci, qyteti i betejave, i qëndresës dhe i sakrificës, u përcoll një zë i vetëm: JO NË EMRIN TIM! LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!”, ka deklaruar Latifi. Në fund, kryetari i Rahovecit ka theksuar se protesta lidhet me kujtimin e sakrificës së bërë për lirinë e Kosovës. “Për lirinë që u fitua me gjak, për të vërtetën që nuk shuhet dhe për Kosovën që e deshëm të lirë”, ka shkruar Latifi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
