“Joe Biden e tradhtoi Thaçin”, Endrit Thaçi shpërndan fjalimin e Edi Ramës në New York

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpërndarë në profilin e tij fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në New York, ku Rama foli për rastin e ish-krerëve të UÇK-së të dënuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.  Në fjalimin e tij, Rama tha se Shtetet e Bashkuara duhej të kishin bërë më shumë për Hashim Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, ndërsa deklaroi se Joe Biden, i cili më herët e kishte cilësuar Thaçin si “George Washington i Kosovës”, e kishte “tradhtuar” atë. Rama theksoi se, sipas tij, mbështetja amerikane për ish-krerët e UÇK-së nuk ishte e mjaftueshme për të parandaluar zhvillimin e procesit në Hagë dhe se katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar gjithsej me 81 vjet burgim.  Endrit Thaçi e ka ndarë këtë pjesë të fjalimit të Ramës në profilin e tij, duke e bërë publike deklaratën e kryeministrit shqiptar lidhur me babanë e tij dhe procesin gjyqësor në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj kërkon monitorim dhe masa ndëshkuese për politikanët serbë që vizitojnë Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që vizitat e politikanëve …