Hashim Thaci

Thaçi për “Veçernji List”: Jemi të vendosur për luftë kundër radikalizmit islamik në Kosovë

Në një intervistë për mediumin kroat Vecernji List, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe tensionet e mundshme mes dy vendeve pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Po ashtu, Thaçi, ndër tjerash ka folur edhe për përcaktimin e Kosovës në luftën kundër radikalizmit islamik dhe terrorizmit. “Kosova ka krijuar një kulturë politike me organizimin shumë të mirë të zgjedhjeve, të cilat janë pranuar nga të gjitha partitë politike dhe bashkësia ndërkombëtare. Pa marrë parasysh se kush do të formojë qeverinë pas zgjedhjeve, ajo që ne tani e dimë është se ajo do të jetë qeveri e drejtuar drejt NATO-s dhe BE-së, i cili është i vetmi orientim i qytetarëve dhe politikanëve në Kosovë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …