leoni

Veseli

Veseli: Zgjedhjet ishin demokratike dhe shumë shpejt do të kemi institucione të reja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vlerësuar se zgjedhjet e 11 qershorit ishin demokratike dhe ka paralajmëruar se shumë shpejt do të krijohen institucionet e reja. Ai është shprehur i bindur se Qeveria do të krijohet në pjesën e parë të korrikut. Ajo çka dihet qartë është se për katër vitet e ardhshme kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj. Pastaj do të kemi vendime të cilat do t’i marrim që janë në interes strategjik të këtij vendi. Ndërsa lidhur me mundësinë që mund ta paqaret Lists Serbe që votat e saj t’i jap në këmbim të postit të kryetarit të Kuvendit, kryetari I PDK-së ka theksuar se nuk do të lejojnë në asnjë variant kushtëzime nga askush. Kosova ka Kushtetutën dhe ligjet e veta dhe nuk do t’i nënshtrohet për asnjë moment diktatit të askujt.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

PDK i jep goditjen finale Kurtit: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se PDK nuk do të marrë …