Numërohen 1977 nga 5362 kuti, PS fiton në 11 qarqe, PD vetëm në Kukës

Numërohen 1977 nga 5362 kuti, PS fiton në 11 qarqe, PD vetëm në Kukës

Deri më tani janë numëruar 1977 kuti votimi nga 5362, pra 36,87 për qind të gjithë votave në rang vendi. PS ka marrë rreth 49,52 për qind, PD 28,35 për qind dhe LSI 15,04 për qind. Nëse u referohemi qarqeve, deri më tani PS rezulton forcë e parë në 11 qarke, ndërsa PD fituese vetëm në një qark, në atë të Kukësit. Ndërsa në 2 qarqe, Elbasan dhe Berat PD ka dalë forcë e tretë dhe si forcë e dytë renditet LSI

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …