Vladimir Putin

Vladimir Putin dënon “përpjekjet” e shërbimeve të huaja për të ndikuar në jetën politike dhe sociale të Rusisë

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin dënoi sot përpjekjet për të ndikuar në jetën politike dhe sociale në Rusi, ndërmarrë, sipas tij, nga shërbimet e huaja sekrete. “Është e dukshme që rritja e aktivitetit të shërbimeve të huaja sekrete është e drejtuar kundër Rusisë dhe fqinjëve tanë”, deklaroi Putin në një fjalim para anëtarëve të shërbimeve të jashtme sekrete, sipas Kremlinit. Për presidentin rus, shërbimet e huaja sekrete kërkojnë të influencojnë procesin e politikës së brendshme dhe sociale në vend, përcjell Atsh. Vladimir Putin nënshkroi në vitin 2015 një ligj që mundëson cilësimin e organizatave të huaja aktive në Rusi si “të padëshiruara”, akuzuar për influencim në jetën politike dhe shoqërinë ruse.

Kontrolloni gjithashtu

Policia dështon ta sjellë në gjykatë deputeten Fitore Pacolli, shqyrtohet mundësia e urdhërarrestit

Seanca gjyqësore ndaj deputetes Fitore Pacolli-Dalipi ka dështuar për herë të dytë, pasi policia nuk …