Avokati Tomë Gashi

Tomë Gashi: Gjykata Speciale një gjykatë raciste, antishqiptare

Avokati i mirënjohur, Tomë Gashi deklaroi se pas një jave Gjykata Speciale do t’i fillojë akuzat e para kundër  ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Infrastruktura ligjore tanimë është e gatshme për të bërë akuzat e para. Gashi shtoi se hetimet për këto akuza janë zhvilluar që gjashtë vjetme radhë, dhe tanimë ata janë të përgatitur për ta filluar punën. Askush nuk është i përjashtuar nga kjo “lojë”, dhe të akuzuar mund të jenë të gjithë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gashi  i ka  kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, që kanë votuar pro kësaj gjykate, duke thënë se nuk ka rast tjetër në botë që deputetët e atij vendi votojnë për një gjë që është kundër shtetit të tij dhe interesave të qytetarëve të po atij shteti. Gashi akuzoi Gjykatën, duke e quajtur të padrejtë ndaj shqiptarëve, një Gjykatë raciste, pasi që merret vetëm me shqiptarët.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …