Vetëvendosje, LAA dhe Lista Serbe kanë refuzuar ftesën e kryetarit Thaçi për ta caktuar datën e seancës konstituive

Der Spiegel: Hashim Thaçi thotë se ka qenë komandant suprem politik, jo komandant ushtarak i UÇK-së

Revista gjermane, ‘Der Spiegel’, në fillimin e pjesës për Kosovën të një artikulli që i ka kushtuar Ballkanit, përkujton se Hashim Thaçi ishte njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa prej vitit 2016 ai është kryetar i Kosovës. Dhe, tani, derisaa ka privilegjin që t’i japë ish-bashkëluftëtarit të tij, Ramush Haradinaj, detyrën për formimin e një qeverie, ai përballet me akuza të mundshme për krime lufte nga një tribunal special në Hagë.  “Për shumë njerëz, ai është hero, por për kundërshtarët e tij  kriminel lufte i mundshëm. Kur pyetet për luftën e UÇK-së ai thotë: E para, unë kam qenë komandant suprem politik, jo komandant ushtarak. E dyta, asnjë tribunal special në botë nuk mund ta rishkruajë historinë. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur”, shkruan ‘Der Spiegel’.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është shprehur krenar me procesin e shtet ndërtimit të Kosovës gjatë 25 viteve të fundit.

Në konferencën ndërkombëtare “KosovaPAR 2025”, ai tha se Kosova përfaqëson një rast unik në ndërtimin …