Vetëvendosje

Vetëvendosja vazhdon të jetë e hapur dhe të bashkëpunojë me LDK-në për koalicion paszgjedhor

Lëvizja “Vetëvendosje” vazhdon të jetë e hapur të bashkëpunojë me LDK-në për ta krijuar një shumicë parlamentare në rast se koalicioni PAN dështon ta formojë Qeverinë. Krerët e dy subjekteve, Visar Ymeri e Isa Mustafa, tashmë kanë zhvilluar një bisedë telefonike mes vete, megjithatë ende nuk kanë nisur takimet. Ata pos kësaj kanë thënë se janë të hapur për të diskutuar edhe me AAK-në e Nismën, në rast se këto heqin dorë nga posti i kryeministrit, porse jo me PDK-në dhe Listën Serbe. Nga ana tjetër, “Vetëvendosje” po mban takime edhe me faktorin ndërkombëtar, me ç’rast përfaqësuesit e këtij subjekti kanë thënë se ndërkombëtarët përkrahin një qeveri e cila do ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.  Deputetja e “Vetëvendosjes”, Shqipe Pantina, ka thënë se kjo parti është e hapur për të diskutuar me LDK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …