PDK

PDK-ja e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme për lirimin e kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku

Partia Demokratike e Kosovës e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme për lirimin e kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku, nën akuzat akuzat për krime lufte. PDK-ja nëpërmjet një komunikate për medie, e ka vlerësuar të vonuar, por të drejtë, vendimin e drejtësisë për lirimin e ish-komandantit të UÇK-së, në Drenicë dhe kryetar i Skenderajt, Sami Lushtaku. PDK-ja kërkon lirimin e luftëtarëve të lirisë në rastin Drenica 1 dhe 2 si të pafajshëm, siç edhe procesi gjyqësor ka ridëshmuar se janë. UÇK dhe vlerat luftarake liridashëse të popullit tonë janë të paprekshme. PDK-ja ka vlerësuar se lufta për liri dhe kontributi i çdo qytetari për shtet, në UÇK dhe jashtë saj është i shenjtë dhe i pacenuar nga askush për popullin tonë. Ajo  i uron z. Lushtakut kthim të mbarë në detyrën e vetë të kryetarit të Skenderajt, përgjegjësive në PDK dhe jetë të qetë me familje”, është thënë në komunikatën e PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …