Hashim Thaçi

Hashim Thaçi: Përpjekjet për ta njollosur UÇK-në janë të pakuptimta dhe të padrejta

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se konfirmimi i pafajësisë së kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe lirimi nga të gjitha akuzat është edhe një tjetër dëshmi se lufta e UÇK-së është vlerë thelbësore e shtetit tonë. Kjo vlerë, që nënkupton sakrificën e brezave të tërë për lirinë dhe pavarësinë tonë, është e shenjtë dhe e përhershme. Përpjekjet për ta njollosur këtë vlerë janë të pakuptimta dhe të padrejta. Konfirmimi i pafajësisë së Kryetarit të Komunës së Skenderajt dhe lirimi nga të gjitha akuzat është edhe një tjetër dëshmi për këtë. Prandaj, e uroj nga zemra kryetarin Sami Lushtaku dhe shpresoj se pafajësia do t’u konfirmohet edhe bashkëluftëtarëve të tjerë, që edhe ata të mund t’u kthehen familjeve të tyre”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Nipi i ish-kancelarit Helmut Kohl bën thirrje për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Johannes Volkmann, nipi i ish-kancelarit legjendar gjerman Helmut Kohl, ka bërë një thirrje të fuqishme …