Shpejtësia dhe data e hyrjes së Serbisë në BE varet kryesisht nga përparimi i Serbisë në zbatimin e reformave dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ka thënë për “Tanjug”, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje ka kërkuar nga kreu i diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, qasje të përshpejtuar të pranimit të Serbisë në BE. Kur pyeti për kushtet e këtij përshpejtimi, në Komisionin Evropian thonë se si kusht kryesor mbetet Kapitulli 35 për normalizimin e raporteve me Prishtinën, transmeton Telegrafi. Ajo shtoi se BE ka konfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor e cila, sipas saj, është në interes të vetë BE-së. “Përpjekjet për reforma në Serbi kanë nisur të shpaguhen, gjë që shihet me rritjen e investimeve të huaja”, ka shtuar Kocijancic.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
