Memli Krasniqi

M. Krasniqi: Sipas kushtetutës e ligjeve deputetët janë të lirë në mandatin e tyre dhe vendosin vet për votën e tyre

Ministri, Memli Krasniqi iu ka përgjigjur akuzave të Lutfi Hazirit  se PDK-ja qenka mosmirënjohëse. Ai  thotë se PDK ishte ajo e cila e ka bërë për herë të parë LDK-në me kryeministër në historinë e tyre. Mosmirënjohës mund të jenë ata nëse nuk e vlerësojnë këtë zemërgjerësi politike që ua kemi treguar ne. Kushtetuta dhe ligjet e saj që ia lejojnë deputetit të vendosin vetë për votën e tyre në pajtim me bindjet që i kanë. Ndërsa sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, deputetët janë të lirë në mandatin e tyre dhe vendosin vet për votën e tyre në pajtim me bindjet që i kanë, ka nënvizuar  Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …