Komuna e Skenderajt ka mbajtur dëgjime buxhetore

Duke ofruar pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e hartimit të buxhetit, Komuna e Skenderajt ka filluar mbajtjen e dëgjimeve buxhetore. Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura bashkë ne drejtorët e drejtorive komunale kanë marrë propozimet për projekte nga dy lokalitet Çirez dhe Runik. Qytetarët pjesëmarrës në dëgjimet buxhetor kanë kërkuar realizimin e projekteve të infrastrukturore si kanalizime, rrugica të lagjeve dhe trotuare. Përveç këtyre dy dëgjimeve buxhetore të mbajtura, nesër mbahet edhe një dëgjim tjetër që mbahet në sallën e Kuvendit në ora 11:00. Dëgjimet buxhetore organizohen nga Komuna e Skenderajt për të diskutuar me qytetarët prioritetet për vitet 2018-2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …