Ramush Haradinaj

PAN-i ka siguruar 62 vota për formimin e Qeverisë

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, nuk është marrë fare me refuzimin e ftesës së tij për takim që i kanë bërë Lëvizja Vetëvendosje! dhe LDK-ja. Haradinaj të martën është takuar me përfaqësuesit e komuniteteve joserbe, nga të cilët ka marrë mbështetjen e plotë për formimin e qeverisë së re. Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se i ka votat për t’u bërë kryeministër i vendit. Një burim i mirinformuar brenda koalicionit PAN ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se ky koalicion ka arritur t’i sigurojë 62 vota të deputetëve për formimin e Qeverisë. “Koalicioni PAN tashmë i ka siguruar 62 vota. Tre deputetë të koalicionit LAA do ta votojnë Haradinajn për kryeministër. Ne presim që seanca konstituive e Kuvendit të mbahet javën e ardhshme”, ka thënë ky burim.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …