Në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mbi 600 koronarografi janë bërë në QKUK për gjashtë muaj

Në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mbi 600 koronarografi janë bërë në QKUK për gjashtë muaj

Në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë kryer 610 koronarografi, 450 stentime dhe 300 balonime (PTCA). Kjo punë është kryer nga shtatë specialistë të kardiologjisë invazive dhe 5 infermierë, përderisa nga statistika është vërejtur një shtim i dukshëm i vëllimit të punës, për shkak se nga muaji shkurt, pas rregullimit të aparatit ky shërbim ka filluar të punoj 12 orë në ditë. Sipas një komunikate për medie të QKUK-së, nga parallogaritja e shërbimeve ka rezultuar se janë kursyer rreth 2 milionë euro nga buxheti për referim të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

Haki Abazi akuzon Kurtin për dështime në energji dhe lidhje me biznesmenë të dyshimtë

Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministër në qeverinë Kurti dhe ish-deputet i Vetëvendosjes, tash pjesë e AAK-së, ka …