Donika Kadaj Bujupi

Kadaj-Bujupi kritikon kryetarin Thaçi, me veprimet e tij nuk e përfaqëson as unitetin dhe as popullin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se kryetari Hashim Thaçi me veprimet e tij nuk e përfaqëson as unitetin dhe as popullin. Kadaj-Bujupi ka shkruar në rrjetin social se dhunshëm u zgjodh në krye të shtetit. “I ashtuquajturi president përsëri po dëshmon me veprimet e tij se nuk e përfaqëson as unitetin dhe as popullin. Dhunshëm krijoi karrierën e tij politike. Dhunshëm nënshkroi marrëveshjet kundërkushtutuese me Serbinë. Dhunshëm u zgjodh në krye të shtetit. Kryedhunuesi i shtetësisë ende po shtiret me maskën e paqësorit. Maskën me të cilin po përpiqet ta mbajë peng ende Republikën. Të blejë ende deputet. Të bëjë ende pazare me Srpskan e Vuçiqit. Dhunshëm u ngrite. Dhunshëm u zgjodhe. Dhunshëm shite interesat e vendit. Paqësisht zbrite. Paqësisht do shkarkohesh! Paqësisht do i japësh llogari vendit!”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …