leoni

Lutfi Haziri

Lufti Haziri: Teuta Rugova ka treguar qartë se nuk e distancon votën e vet prej Grupit Parlamentar të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka asnjë votë për koalicionin PAN dhe për kandidatin e tyre për kryeministër Ramush Haradinaj. Madje atë nuk do ta votojë as vajza e kryetarit Ibrahim Rugova, Teuta. Kështu ka thënë në një intervistë për “Zërin”, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri. Sipas tij, Teuta nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me Haradinajn e as nuk i ka premtuar atij votën e saj, por ka treguar qartë se nuk e distancon votën e vet prej Grupit Parlamentar të LDK-së. Më tutje gjatë intervistës Haziri ka thënë se nuk ka as edhe një formë të vetme për ndërtimin e urave të bashkëpunimit me PDK-në. Sa i përket bashkëpunimit me “Vetëvendosjen”, Haziri ka thënë se nëse u jepet mundësia, ata do ta formojnë një Qeveri me shumicë shqiptare. Ndërsa nëse LDK-ja mbetet në opozitë, ai ka premtuar një opozitë aktive e cila do ta ngrejë zërin e anëtarësisë së saj deri në fund në këtë legjislaturë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …