Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa e ka uruar kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, me rastin e rizgjedhjes në krye të PD-së. Duke shprehur përkushtimin e LDK-së për bashkëpunim bilateral si dhe në kuadër të Partive Popullore Evropiane, kryetari Mustafa ka shprehur bindjen se ky proces i brendshëm zgjedhor do t’i hap udhë fuqizimit të mëtejshëm të Partisë Demokratike shqiptare. “Partia Demokratike e Shqipërisë, duke qenë bartëse e vlerave dhe prijëse e proceseve historike në Shqipëri, që nga themelimi, vazhdon të ketë rol të pazëvendësueshëm në zhvillimet e gjithmbarshme dhe në rrugën euroatlantike të Shqipërisë dhe më gjerë”, thuhet në urimin e kryetarit Mustafa.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
