Reagon Pacolli: Deputetët e AKR-së do të përfaqësojnë qëndrimet e partisë

Reagon Pacolli: Deputetët e AKR-së do të përfaqësojnë qëndrimet e partisë

Kryeari i AKR-së Behgjet Pacolli ka reaguar pas raportimeve të mediave se Labinot Tahiri do ta votojë kandidatin e PAN-it për kryetar Kuvendi, qoftë ai edhe Kadri Veseli. Deputeti i zgjedhur Labinot Tahiri tha më herët se do ta votojë secilin kandidat për kryetar të Kuvendit, mjafton që ai të jetë shqiptar. “Në lidhje me disa keqkuptime që portalet i dhanë një deklarate. Deputetët e AKR janë unikë dhe të vendosur që të përfaqësojnë qëndrimet politike të AKR-së. Secili nga deputetët e AKR-së, edhe zoti Labinot Tahiri që është nënkryetar i AKR-së, përfaqësojnë lidershipin dhe strukturën e kësaj partie. Për më tepër, z. Tahiri është një humanist i madh dhe të gjitha gjërat i trajton shpirtërisht dhe me emocione. Të gjithë ata që janë duke ushtruar presion ndaj deputetëve ju bëj thirrje që të heqin dorë nga këto veprime jo demokratike dhe jo ligjore. AKR ka qëndrim politik të njohur për opinionin publik dhe votuesit e vet. Andaj, deputetët e e partisë do të implementojnë këto vendime politike. Njerëzit që ushtrojnë këto presione duhet ta dijnë se partitë politike themelohen dhe funksionojnë sipas disa rregullave të cilat meritojnë të respektohen”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime më shumë sesa Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpjeguar arsyet pse shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë …