Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka vizituar dy familje atdhetare, në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka vizituar dy familje atdhetare, në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka vizituar ndaras dy familje atdhetare nga Mitrovica. Lushtaku ka takuar familjet Lushta dhe Maliqi, me qëllim të falënderimit për kontributin e dhënë gjatë historisë së përpjekjeve kombëtare për liri dhe çlirim. Në takimet e përzemërta me pjesëtarët e këtyre familjeve, Lushtaku është shprehur shumë mirënjohës për veprimtarinë dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të lirisë dhe çlirimit të Kosovës. “Institucionet e Kosovës si në nivel lokal dhe në atë qendror duhet të çmojnë dhe respektojnë çdo ditë vlerat kombëtare të familjeve shqiptare që sakrifikuan për vendin e tyre në rrethana të ndryshme historike, pasi familjet atdhetare kanë qenë themeli i veprimtarisë në shërbim të çështjes kombëtare”, tha Lushtaku. Ndërsa pjesëtarët e të dy familjeve u shprehën shumë falënderues ndaj kryetarit Lushtaku për vizitën e bërë dhe për kujdesin e treguar, si dhe çmuan lart kontributin e tij gjatë dhe pas luftës së UÇK-së. Ata thanë se e çmojnë çdo të mirë që vendit i solli gjaku i të rënëve dhe sakrifica e popullit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …