Përurohen projektet kapitale në Kaçanik

Bashkëpunimi i Komunës së Kaçanikut me programin DEMOS, ka shënuar implementimin e dy projekteve shumë të rëndësishme për qytetarët e Komunës së Kaçanikut për vitin 2017. Ndërtimi i urave për këmbësor mbi Lumin Nerodime si dhe Ndërtimi i trotuarit për këmbësor në lagjen Dushkaja dhe ndriçimin publik në hyrje të qytetit u përuruan të mërkurën nga Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi si dhe Menaxheri i projektit DEMOS Norbert Plijs. Kryetari Ilazi falënderoi taksapaguesit zviceran për kontributin e dhënë në jetësimin e shumë projekteve kapitale në Kaçanik, e po ashtu falënderoi edhe taksapaguesit e komunës së Kaçanikut, të cilët nga pagesa e tatimit po ndihmojnë në ngritjen e mirëqenies qytetare. Kryetari Ilazi tha se vendi ka nevojë edhe më tutje për investime, ndërsa uroi në bashkëpunim të mëtejmë me organizata kredibile siç është DEMOS. Ndërkohë Menaxher i Projektit DEMOS Norbert Piljs uroi qytetarët e Kaçanikut për këto projekte të rëndësishme kapitale, ndërsa konfirmoi bashkëpunimin e DEMOS-it me Komunën e Kaçanikut edhe për vitet e ardhshme, duke shtuar se kjo organizatë vepron në Kaçanik për tetë vite. Ai tha se duhet të punojmë së bashku për një qeverisje të mirë si dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët e komunës së Kaçanikut, duke vënë re përparimin e bërë në Kaçanik kohëve të fundit. Edhe Ramadush Osmani-Drejtor i Shërbimeve Publike, falënderoi shtetin zviceran për investimet e bëra në Kaçanik tash e sa vite përmes projektit DEMOS. Vlera e përgjithshme e projektit me Komunën e Kaçanikut është 115,087.82, prej të cilave komuna ka kontribuar me 48,370.92 euro ndërsa projekti DEMOS me 74,095.77 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …