Brickos

Kuvendi i Kosoves

Takimi i radhës për t`u konsultuar për seancën konstituive pritet të mbahet të mërkurën

Pas takimit të zhvilluar, shefat e grupeve parlamentare janë pajtuar që takimi i radhës për t`u konsultuar për seancën konstituive pritet te mbahet të mërkurën. Vendimi i marrë nga kryesuesi i seancës, për takimin e së mërkurës, është në favor të koalicionit PAN, ka theksuar deputeti i Vetëvendojes, Glauk Konjufca. Ai shtoi më tutje se vendimi për takimin e radhës që do të mbahet të mërkurën u mor për ta shpërfaqur që PAN nuk e ka qëllimi që ta zgjedhë kryetarin, por që ta zvarrisë këtë proces. Ndërkohë, deputeti nga Partia demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj theksoi se ende vlen propozimi i Kadri Veselit se ai do të tërhiqet nga kandidatura për pozitën e kryetarit të Kuvendit që deputetët ta votojnë Qeverinë Haradinaj. Takimi i radhës konsultativ për seancën konstituive është paraparë të mbahet të mërkurën duke filluar në ora 10.00.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin virtual, …