Kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli e konfirmon prishjen e koalicionit me LDK-në

Pacolli sugjeron një qeveri gjithëpërfshirëse, që do ta nxirrte vendin nga kriza politike, mund të jetë Haradinaj kryeministër

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sërish ka përsëritur propozimin për një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila, thotë ai, do ta nxirrte vendin nga kriza aktuale politike. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Pacolli ka thënë se në krye të kësaj qeverie gjithëpërfshirëse mund të jetë Ramush Haradinaj. Ai ka theksuar se në mungesë të një shumice, të gjithë liderët politikë duhet ta tejkalojnë vetveten, interesin personal dhe të ofrojnë zgjidhje të pranueshme. “Të gjithë duhet të tërhiqemi nga pozicionet fillestare dhe të gjejmë zgjidhje e cila do t’i shërbente interesit shtetëror të Kosovës”, është shprehur Pacolli. Kryetari i AKR-së ka thënë se në një qeveri me bazë të gjerë, partia e tij do t’i ofrojë votat, por edhe do të tërhiqet nga çfarëdo pretendimi për të marrë nën drejtim poste ose pozicione politike.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …