Asfaltohen disa rrugë në fshatin Lladrovc, me gjatësi mbi dy kilometra

Në kuadër të  rregullimit të infrastrukturës rrugore, në fshatin Lladrovc të Komunës së Malishevës, ka filluar asfaltimi i disa rrugëve brenda fshatit.

Fillimin e asfaltimit të këtyre rrugëve, e kanë parë nga afër, kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina.

Begaj e Morina i kanë uruar banorët e fshatit Lladrovc, pasi tani do ta kenë qarkullimin më të lehtë dhe kushte më të mira.

Edhe banorët u shprehen të lumtur me infrastrukturën e re rrugore, shkollën e re që po ndërtohet dhe do t’u shërbejnë atyre.

Kontrolloni gjithashtu

Puna intensive për ndërtimin e rrugës Rahovec – Xërxë me katër korsi, nuk ndalet

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes një postimi në facebook ka shpërndarë …