Lekaj: Pa takime konsultative, të gjithë spektrit politik dhe grupeve parlamentare ne nuk do të marrim pjesë në seancë

Lekaj: Pa takime konsultative të gjithë spektrit politik dhe grupeve parlamentare ne nuk do të marrim pjesë në seancë

Të hënën, për të katërtën herë radhazi pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit, nga kryesuesi i seancës, deputeti Adem Mikullovci. Seancat e kaluara dështuan pasi që deputetët e koalicionit fitues të përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, që njihet me shkurtesën PAN, nuk ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit për të propozuar kandidatin për kreun e Kuvendit. Përfaqësuesit e koalicionit PAN kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë as në seancën e radhës, pasi kanë kërkuar konsultime shtesë. Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë për “Radion Evropa e Lirë”, se kryesuesi i seancës konstituive deputeti Adem Mikullovci është duke bërë gabime, pasi që, siç shprehet ai, më shumë është duke e ndjekur politikën e Vetëvendosje!-s, sesa të unifikimit të spektrit politik. “Ne e kemi bërë të qartë se pa takime konsultative, pa takime të gjithë spektrit politik dhe grupeve parlamentare, nuk do të marrim pjesë në seancë”, ka thënë Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …