Kuvendi i Kosovës

Shtetet e Quint-it: Deputetët të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës

Shtetet e Quint-it, përmes një deklarate për media, kanë shprehur brengën e tyre në lidhje me situatën politike në Kosovë, atë të krijimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Shtetet e Quint-it kanë theksuar se qytetarët e Kosovës meritojnë një Kuvend dhe Qeveri për t’u ballafaquar me sfidat që e presin vendin tonë. Sipas kësaj deklarate, është përgjegjësi e liderëve të Kosovës t’i krijojnë institucionet e reja por edhe të ndërmarrin reformat e nevojshme që të parandalojnë bllokada të tilla në të ardhmen. “Jemi të brengosur me situatën politike në Kosovë. Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata duke përfshirë këtu programin e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë, situatën energjetike por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Qytetarët e Kosovës meritojnë një Kuvend dhe Qeveri për t’u ballafaquar me këto sfida. Është përgjegjësi e liderëve kosovarë t’i krijojnë këto institucione por edhe të ndërmarrin reformat e nevojshme që të parandalojnë bllokada të tilla në të ardhmen. Shpresojmë që liderët kosovarë, si në politikë ashtu edhe në shoqërinë civile, do të prijnë në zgjedhjen e kësaj çështjeje duke ofruar propozime konkrete. Një parim primar dhe i rëndësishëm është se deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës së saj”, është thënë në deklaratën e shteteve të Quint-it.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Taravari ka vendosur që Aleanca për Shqiptarët, të shkojë në koalicion me partitë opozitare shqiptare para zgjedhjeve në Maqedoni

Taravari përkrah fuqishëm VMRO-në nacionaliste, e cila kërkon një gjykatë Speciale për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka vlerësuar lart programin e koalicionit …