leoni

NISMA

Nisma për Kosovën në fazën përfundimtare të caktimit të kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale

Nisma për Kosovën ka bërë të ditur se ndodhet në fazën përfundimtare të caktimit të kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale. Zyrtarë të kësaj partie bëjnë të ditur se zyrtarizmi i kandidatëve do të bëhet brenda afateve të parapara. Kjo parti, e cila në zgjedhjet e fundit nacionale ka qenë në koalicion parazgjedhor së bashku me AAK-në e PDK-në, në zgjedhjet komunale do të garojë e vetme. Anëtarja e kryesisë së Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë se ata do të garojnë në të gjitha komunat. Bajrami ka bërë të ditur se janë duke punuar me të gjitha strukturat e partisë për të caktuar edhe emrat e kandidatëve më të cilët do të garojnë. Deri më tani kjo parti ka zyrtarizuar Zafir Berishën kandidat për kryetar të Prizrenit. Nisma për Kosovën tash për tash  qeverisë në komunën e Malishevës me Ragip Begajn. Zgjedhjet e rregullta lokale do të mbahen më 22 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …