Nga një sulm terrorist shumë të vdekur e dhjetëra të tjerë të plagosur në Barcelonë të Katalunjës

Nga një sulm terrorist shumë të vdekur e dhjetëra të tjerë të plagosur në Barcelonë të Katalunjës

Shumë të vrarë e dhjetëra të tjerë të plagosur janë regjistruar në Barcelonë, kur një furgon është përplasur me këmbësorët në një zonë turistike. Policia spanjolle sulmin e tillë e konsideron si sulm i paramenduar  terrorist. Dëshmitarë nga vendngjarja kanë publikuar foto dhe video nga momenti i tmerrit, ndërsa janë parë automjetet e emergjencës, pas përplasjes së ndodhur në sheshin ikonë “Las Ramblas” të frekuentuar shumë nga turistët. Njerëzve aty pranë iu tha të shmangin zonën, ndërsa shërbimet e emergjencës i janë përgjigjur menjëherë sulmit në kryeqendrën e Katalunjës. Linjat e metrosë u mbyllën menjëherë, sikurse edhe dyqanet përreth zonës, ndërsa këmbësorët vraponin nga të katër anët në kërkim të strehimeve të sigurta, teksa policia zbarkoi me forca të shumta në zonë. Dëshmi nga vendngjarja tregojnë se një furgon u drejtua përmes turmës së këmbësorëve, në momentin që ata kalonin nga njëri trotuar në tjetrin. Policia konfimoi përplasjen “masive”, por dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …