Makolli: Deklarata e Pacollit kishte për qëllim unifikimin e koalicionit LAA e jo ultimatumin për dhjetë ditë

Duke komentuar kërkesën e liderit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli që LDK-ja dhe LVV-ja të arrijnë marrëveshje për formimin e Qeverisë, në të kundërtën qëndrimi i tij në koalicion me partinë e Isa Mustafës nuk ka kuptim, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku ka thënë se LDK-ja nuk vepron e shtyrë nga ultimatumet. Ai ka shtuar më tutje se koalicioni parazgjedhor LAA ka garuar përpara qytetarëve me ofertën se për asnjë çmim s’do të bëjnë koalicion me PDK-në, e cila platformë, siç thotë ai, do të ruhet me kujdes. Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli ka theksuar se deklarata e liderit të AKR-së, Behxhet Pacolli është keqinterpretuar. Makolli ka theksuar më tutje se deklarata ka pas për qëllim unifikimin e koalicionit LAA e jo ultimatum, sikur po keqinterpretohet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …