Thaçi: S’ka as ndarje të Kosovës e as Republikë Serbe brenda saj

Thaçi: Duhet arritur marrëveshje historike në mes të Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke

Kryetari, Hashim Thaçi ka shkruar për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” se ndonëse janë zhvilluar negociata mes Kosovës dhe Serbisë, ende nuk është arritur një normalizim i plotë i marrëdhënieve në mes tyre. Ai ka shkruar se pas gjashtë vitesh negociatash mes Kosovës dhe Serbisë vërtet ka pasur progres, sidomos arritja e marrëveshjes së vitit 2013 për bazat e normalizimit të marrëdhënies, por nuk është arritur një normalizim i plotë i marrëdhënies. Kryetari Hashim Thaçi ka shkruar më tutje se duhet arritur një marrëveshje historike në mes të Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke si mundësia e vetme për të tejkaluar të gjitha grindjet. Arritja e këtij qëllimi është për të dyja vendet tejet e vështirë, dhe kërkon lidership të guximshëm dhe inteligjent, ka shkruar në mes tjerash kryetari, Hashim Thaçi ka shkruar për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …