leoni

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do të bisedojë me përfaqësuesit e Prishtinës në Bruksel

Vuçiq ushtron presion diplomatik kundër Maqedonisë dhe Malit të Zi për shkak përkrahjes së Kosovës në UNESCO

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka paralajmëruar “pajtim” me shqiptarët për Kosovën, (ndërkohë që disa  medie dhe analistë mendjelehtë kishin raportuar me entuziazëm për ndërrimin e bindjes së Vuçiqit),  ai ka marrë një qëndrim tjetër armiqësor duke “ndëshkuar” Shkupin dhe Podgoricën lidhur me përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës për anëtarësim në UNESCO. Vuçiq para gazetarëve ka thënë se Serbia po e pret vendimin e Shkupit dhe Podgoricës nëse do ta përkrahin anëtarësimin e Kosovës në UNESCO apo jo. Ne do të ndërtojmë raporte të mira me Shkupin, por këto raporte duhet të bazohen në respektin e ndërsjellë. Ne do të shohim nëse shqiptarët do të lëvizin për anëtarësimin në UNESCO, dhe do të presim se çfarë do të thonë Shkupi dhe Podgorica. Ne duhet të përgatitemi dhe të dijmë se si ato do të përgjigjen. Inteligjenca serbe ka marrë prova të mjaftueshme për qëndimeet ofenduese nga Shkupi ngaj organeve shtetërore të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …