Dita e sotme në Kosovë është shpallur ditë zie në nderim të qytetarëve që humbën jetën në aksidentin në Kroaci

Sot në Kosovë ditë zie për vdekjen e veteranit të UÇK-së dhe ish-kryeministrit të vendit Bajram Rexhepi

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të martën, ditë zie në Kosovë, në nderim të ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili ndërroi jetë dje në Turqi pas një sëmundje të rëndë. “Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e martë, 22 gusht 2017, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas vdekjes të Dr. Bajram Rexhepi, veteran i UÇK –së, ish kryetar i Komunës së Mitrovicës, ish kryeministër i Kosovës, ish ministër i Punëve të Brendshme, ish deputet i Republikës së Kosovës dhe kirurg.”, thuhet ndër tjerash në vendimin e Thaçit. Me vendim të kryetarit të vendit, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti akuzon Vjosa Osmanin për përfshirje në fushatë përmes takimit me mërgimtarët

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani …