Mijëra amerikan të Teksasit po përballen me uraganin Harvey

Mijëra amerikan të shtetit të Teksasit po përballen me stuhinë e shkaktuar nga uragani Harvey. Shpejtësia e stuhisë së shkaktuar ka arritur shpejtësinë prej 130 km në orë. Kjo stuhi ka kaluar 30 mila nga qyteti, Korpus Kristi, që i ka 320 mijë banorë, duke e shkatërruar rrymën elektrike dhe disa shtëpi. Qendra Kombëtare për Uragane tha se stuhia mund të sjellë vërshime të rrezikshme për njerëzit në dhe rreth qytetit Hjuston, që është i katëri më i madhi në Shtetet e Bashkuara. Për shkak të rrezkut që paraqet ky uragan, nëpër zonën nga pritet të kaloj ai janë mbyllur biznese të shumta ndërkohë që banorët janë nisur për tu larguar nga bregdeti i Teksasit, meqë zyrtarët kanë bërë thirrje për evakuim, para arrritjes së uraganit, Harvey.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …