AAK: Qeveria të ndërprejë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë

AAK: Ministria e Shtetit për Diasporë, në krye me Pandeli Majkon do të jetë përkrahje e fuqishme e shqiptarëve në botë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, departamenti për diasporën, konsideron se krijimi i Ministrisë së Shtetit për shqiptarët jashtë Shtetit dhe emërimi në krye të saj i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Pandeli Majko, e ka kompletuar si asnjëherë më parë qeverinë shqiptare të prezantuar nga Kryeministri, Edi Rama. “Çështjet shqiptare në rajon, diaspora shqiptare, me një fjalë të gjithë shqiptarët ku do që jetojnë, tani e kanë edhe ministrinë e tyre si zë i fuqishëm i adresimit të problemeve të ndryshme. Besojmë se edhe përvoja dhe njohja me problematikën shqiptare e Ministrit të Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko, është një emërim i qëlluar dhe dashamirës që në fillim të kësaj ministrie”, thuhet në komunikatën e Departamentit të Diasporës së AAK-së. Sipas tyre Ministria e Shtetit për Diasporë do të jetë zë dhe përkrahës i fuqishëm i shqiptarëve në botë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …