BE-ja do të marrë qëndrim këmbëngulës në raport me Serbinë, e cila duhet të vendos mes Brukselit apo Kremlinit

BE-ja do të marrë qëndrim këmbëngulës në raport me Serbinë, e cila duhet të vendos mes Brukselit apo Kremlinit

Bashkimi Europin  do të jetë më këmbëngulës në qëndrimin ndaj Serbisë. Brukseli është i vendosur që në fazën e anëtarësimit  theksin ta vë në çështjen e Kosovës, marrëdhëniet me Rusinë dhe sundimin e ligjit. Sipas portalit serb “novostionline”, nga disa vende ka presione që në rendin e ditës të vihet sa më shpejt kapitulli 31 që merret me politikën e jashtme, të sigurisë e të mbrojtjes e që ka të bëjë kryesisht me marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë. Në këto presione, shkruan portali nga Beogradi, prijnë Polonia dhe vendet baltike nga të cilat Estonia kryeson BE – në deri në fund të vitit. Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia insistojnë që në këto fusha Beogradin sa më shpejt ta ndajnë nga Moska me kushtëzimet në procesin negociator. Kështu, pritet që deri nga janari i vitit të ardhshëm të nisin presionet serioze për trajtimin e “çështjes ruse”  në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …