Ministrja Dumoshi uron ministren Kumbaro

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministren e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaron, me ç’rast e ka uruar atë për riemërimin e saj në pozitën e ministres.

Me këtë rast, ministrja Dumoshi shprehu përkushtimin për të thelluar bashkëpunimin kulturor, si një mundësi e mirë në funksion të njohjes dhe afirmimit të mëtejmë të kulturës shqiptare, nëpërmjet bashkëpunimit konkret ndërmjet institucioneve kulturore të dyja vendeve.

Ministrja Dumoshi më tej u shpreh se Kosova dhe Shqipëria, tanimë kanë një bashkëpunim të shkëlqyer kulturor, me një Kalendar të Përbashkët Kulturor dhe me iniciativa tjera, që janë në dobi të kulturës shqiptare, dhe shtoi se thellimi i këtij bashkëpunimi është në të mirë të dyja shteteve

Kontrolloni gjithashtu

Vonesat në aktivizimin e kapaciteteve elektrike dhe mosfunksionalizimi i ngrohjes janë të papranueshme për kryetarin Haliti

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, pas kthimit nga vizita në Austri, po …