testi i matures

Ka përfunduar me sukses provimi i maturës afati i gushtit, pjesa e dytë – rezultatet me 7 shtator

Komisioni Shtetëror i Maturës, pas përfundimit të pjesës së dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2017 (afati i gushtit) vlerëson se i tërë procesi i organizimit dhe administrimit është përmbyllur me sukses. Provimit të Maturës në këtë afat i janë nënshtruar rreth 4 mijë maturantë, të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kërkesat për testim. Procesi i testimit është mbajtur në 68 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 400 administrues. Sipas KShM-së, edhe pjesa e dytë e Provimi të Maturës ka shkuar konform rregullave ligjore, duke bërë që procesi të zhvillohet pa ndonjë problem dhe çdo gjë të shkojë sipas planifikimeve. Komisioni Shtetëror i Maturës bën të ditur se rezultatet e provimit do të publikohen më 7 shtator 2017.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …