Për nderë të festës së Kurban Bajramit ndihmohen disa familje me kushte të rënda ekonomike në Kaçanik

Komuna e Kaçanikut përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale ka ndihmuar me pako ushqimore disa familje me kushte të rënda ekonomike në Kaçanik.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Kaçanik Diana Reka, tha se janë 11 familje që kanë përfituar nga kjo ndihmë me pako ushqimore në prag të festës së Kurban Bajramit, duke ua lehtësuar sado pak barrën familjarëve me kushte të rënda në këtë festë që bartë me vete solidaritet dhe mirësi mes njerëzve.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …