leoni

Haradinaj

Haradinaj: Bajrami i vogël, festë që na forcon njerëzoren, dashurinë ndaj njëri-tjetrit, dhe sakrificën si çmim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social i ka uruar të gjithë besimtarët e besimit islam për festën e Bajramit të vogël, duke thënë që kjo festë na forcon njerëzoren, dashurinë ndaj njëri-tjetrit, dhe sakrificën si çmim.

“Të gjithë qytetarëve të besimit islam, gëzuar Festa e Bajramit të vogël! Këto momente feste, na e forcojnë njerëzoren në ne, dashurinë ndaj njëri tjetrit, dhe sakrivicën si çmim! Besimi në hyjnoren gjithmonë ka qenë në shërbim të njerëzores, prandaj le të na shërbejë kjo festë, për ta parë se sa jetike për ne është dashuria ndërmjet nesh, toleranca ndaj të ndryshmëve, dhe paqja e përbotshme. E gëzofshi me fat Bajramin e Vogël’, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Kelmendi

38 vjet nga rasti Aziz Kelmendi – ngjarja që tronditi Kosovën dhe Jugosllavinë

Më 3 shtator te vitit 1987 është vrarë, Aziz Kelmendi.  Ai kishte lindur në fshatin …