Brickos

Mesazhi i UD. Kryetarit të Deçanit Sami Cacaj më rastin e festës së Kurban Bajramit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Deçanit, Sami Cacaj me rastin e festës së Kurban Bajramit i uron të gjithë besimtarët e besimit Islam, duke shtuar:

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, shfrytëzoj rastin që në emër të Komunës së Deçanit dhe në emrin tim personal t’ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame kudo që ndodhen festën e Kurban Bajramit me dëshirë që kjo ditë e shënuar të jetë ditë e përforcimit tonë ndaj besimit, sakrificës dhe tolerancës.

Në këtë ditë të shënuar për myslimanët, të përkujtojmë edhe sakrificën e invalidëve të luftës, familjeve të dëshmorëve, familjeve të të burgosurve dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut për vendin tonë.

Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.

Andaj të gjithë besimtarëve kudo që janë ju urojmë festën e Kurban Bajramit, me shpresë se ndër ne dhe kudo në botë të mbretërojë paqja, qetësia dhe toleranca, thuhet në uimin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të komunës së Deçanit Sami Cacaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …