Ferhat Draga

Mbahet Konferencë shkencore në shënim të 137-vjetorit të lindjes dhe 73 vjetorit të vdekjes së Ferhat Dragës

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, me datë 8 shtator 2017, organizon konferencë shkencore për nderë të 137-vjetorit të lindje dhe 73 vjetorin e vdekjes së Ferhat Dragës. Konferenca do të mbahet me datën 8 shtator 2017 në shtëpinë e kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, me fillim në ora 14.00. Konferenca shkencore kushtuar Ferhat Dragës, Kryetar i “Bashkimit” (i Xhemijetit), ka për qëllim ndriçimin e Luftës për çlirimin kombëtar nga zgjedha shekullore serbomadhe, Dëshmive historike nga arkivat e shtetit të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Sanxhakut dhe Turqisë, biografisë së Ferhat Dragës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kontributi i tij, familjes dhe bashkëpunëtorëve në mbrojtjen humane të popullit shqiptar dhe boshnjak në Kosovë e Sanxhak, në periudhën kohore 1918-1945.

Kontrolloni gjithashtu

Besa Ismaili-Ahmeti: Siguria e grave nuk është alibi për mbrojtjen e karriges ministrore

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili-Ahmeti, ka kritikuar ashpër ministrin Xhelal Sveçla, duke …