Komuna e Kaçanikut mbështet fermerët me makina mjelëse

Komuna e Kaçanikut në kuadër të politikave për rritjen e subvencioneve të bujqësisë, ka ndarë makina mjelëse për fermerët në fushën e blegtorisë. Sipas drejtorit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim rural Zylfi Koxha, në kuadër të këtij projekti kanë përfituar 57 fermerë të cilët janë pajisur me nga një makinë mjelëse. Drejtori Koxha shtoi më tutje se vlera e përgjithshme e projektit ka qenë 11 mijë e 400 euro të siguruara nga buxheti komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …