Në Kuvendin e Kosovës kanë filluar të mblidhen deputet për të mbajtur seancën gjatë të cilës pritet të krijohet Qeveria e drejtuar nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka marrë mbështetje nga koalicioni PDK-AAK dhe Nisma ndërsa pak ditë më parë, i nominuari për kryeministër nga ky koalicion parazgjedhor ka marr edhe mbështetjen e Aleancës Kosova e Re të udhëhequr nga Behxhet Pacolli. Qeveria Haraidnaj do të votohet edhe nga deputetët serb të cilët do të drejtojnë dissa ministri.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
