Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesen e posaçme të BE-së në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova. Ajo e ka përgëzuar kryeministrin Haradinaj për detyrën dhe për krijimin e institucioneve të reja të vendit. Haradinaj dhe Apostolova biseduan për avancimin e rrugës euro-atlantike të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit rajonal si dhe për vazhdimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe të rendit. Kryeministri Haradinaj theksoi përkushtimin e qeverisë së re në përshpejtimin e përmbushjes së agjendës për reforma evropiane dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …