Mediet
e Beogradit kanë komentuar takimin e djeshëm të kryeministrave, Isa Mustafa e
Aleksandër Vuçiq, i cili përfundoi pa arritjen e ndonjë marrëveshje në çështjet
e ndjeshme. E përditshmja serbe ‘Novosti’ citon fjalët e kryeministrit, Vuçiq
se ‘pozicionet tona rreth çështjeve janë të pandryshuara’. Kjo gazetë akuzon
delegacionin e Kosovës se ‘deshi që me një të hequr lapsi të rrëmbejë liqenin e
Ujmanit, Vallaçin si dhe gjithë linjën e tensionit të lartë. Në këtë takim,
pala serbe i ka ofruar Kosovës propozimin për ndarjen e pronësisë së liqenit të
Ujmanit në mënyrë të barabartë, gjë që është hedhur poshtë nga pala shqiptare
me arsyetimin se liqeni, bashkë me hidrocentralin, transformatorin dhe linjat e
tensionit i takojnë Kosovës. Qëndrime të papajtueshme, sipas medieve serbe, ka
pasur edhe rreth çështjes së telekomunikacionit dhe veçmas rreth Bashkësisë së
Komunave Serbe, për të cilën Beogradi e Prishtina kanë qëndrime të ndryshme
rreth të ardhmes së saj.
Kontrolloni gjithashtu
Fshati turistik i Linit merr mbrojtje ligjore të veçantë
Fshati turistik i Linit, një nga destinacionet më të veçanta përgjatë bregut të Liqenit të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
