FMN do të vazhdojë bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës dhe do ta mbështesë qeverinë e re brenda mandatit të sajë

FMN do të vazhdojë bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës dhe do ta mbështesë qeverinë e re brenda mandatit të sajë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesin e përhershëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Ruud Vermeulen, me të cilin ka biseduar për stabilitetin fiskal të Kosovës dhe bashkëpunimi me FMN-në. Me këtë rast Haradinaj vlerësoi lart rolin e FMN-së në mbështetjen financiare për Kosovën. Ndërsa, Vermeulen, përgëzoi kryeministrin Haradinaj për zgjedhjen e tij si dhe i uroi atij dhe Qeverisë suksese. Ai u shpreh se FMN pret të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me autoritetet e Kosovës dhe është gati të mbështesë qeverinë e re brenda mandatit të FMN-së. Vermaulen e mirëpriti prioritetin e qeverisë për ruajtjen e stabilitetit makrofinanciar një prioritet që e ndan edhe FMN.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …