Shpejtim Bulliqi - Lutfi Hazirit: A e ke privatizuar LDK-në?

Shpejtim Bulliqi – Lutfi Hazirit: A e ke privatizuar LDK-në?

Shpejtim Bulliqi i caktuar se fundi nga kryeministri Haradinaj si kryesus i Komisionit për Demarkacion, ka reaguar ndaj akuzave të nëkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri. Kryetari i Gjilanit ka thënë se Bulliqi nuk është më pjesë e LDK-së, duke e cilësuar këtë të fundit si argat të Ramush Haradinajt. Shpejtim Bulliqi i kontaktuar nga lajmi.net i ka drejtuar një pyetje Lutfi Hazirit. “A e ke privatizuar LDK-në a?”, ka thënë Bulliqi. “Nuk po merrem me këtë punë”, ka theksuar ish-deputeti i LDK-së. Bulliqi njëri nga më të zëshmit për punën e Demarakcionit, ka vendosur që të pranojë udhëheqejen e Komisionit për Demarkacion, duke shtuar se është i gatshëm për detyra shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …