Përkujtohet veterani i UÇK-së Ilaz Ceka

Në tre vjetorin e ndarjes nga jeta është përkujtuar veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ilaz Ceka i njohur si Komandant Qorri. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, i shoqëruar nga familjarë, miq e bashkëluftëtarë të Veteranit Ilaz Ceka, bënë homazhe në kompleksin memorial te varrezat e dëshmorëve në Kaçanik. Me këtë rast Kryetari Ilazi vlerësoi lartë kontributin e veteranit Ilaz Ceka, duke shtuar se jeta dhe veprimtaria e tij në mbrojtje të atdheut u dëshmua si ushtarë i UÇK-së, ndërsa pas lufte dha një kontribut të madh duke i shërbyer interesave të qytetarëve si delegat në kuvendin komunal. Ilazi Ceka, pas luftës së UÇK- së, u angazhua edhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare në Maqedoni, ndërsa për dy mandate ishte delegat në asamblenë komunale në Kaçanik.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …